Bundesliga merr dritën e gjelbër nga qeveria

Sipas burimeve te “Reuters”, Bundesliga do të rikthehet së shpejti. Sipas të njëjtit burim kampionati gjerman ka marrë dritën e gjelbër nga qeveria dhe do të rikthehet me 15 Maj.

Fillimisht, i njëjti ishte paraparë t’ia fillonte me 9 të këtij muaji, por që qeveria gjermane kishte vendosur se momentalisht nuk mund të ketë futboll, për shkak se edhe ato ditë, numri i të prekurve me “Covid 19” kishte pësuar rritje të dukshme.

Megjithatë, tani thuajse është gjithçka gati. Gjithnjë sipas tabloidit në fjalë, qeveria ka dhënë dritën e gjelbër, kurse tani u mbetet organeve kompetente të kontraktuara nga federata që t’i kryejnë me përgjegjësi të plotë detyrat.

Pjesa e mbetur e edicionit do të zhvillohet pa tifozë dhe nën masa të rrepta sigurie.

Leave a Reply