La Liga do të rinisë pa VAR!?

Ka shumë mundësi që VAR të mos përdoret për pjesën e mbetur të sezonit.

“El Chiringuito de Jugones” raporton se FIFA ka dhënë leje për ndalimin e përdorimit të VAR.

Kështu, La Liga duket se mund vazhdojë aty ku e la së shpejti, por pa ndihmën e VAR, natyrisht gjithçka do të kthehet në normalitet sezonin 2020/21.

Ekipet në Spanjë tashmë kanë nisur stërvitjet individuale, synohet të rinisë sezoni në qershor, janë përmendur disa data deri më tani, fillimisht 7,8 dhe më pas edhe 20 qershori.

Leave a Reply