Vjen disfata e parë për Struga Trim Lum…mirëpo në miqësore!

Struga Trim Lum ka pësuar disfatën e parë sezonale, mirëpo që nuk ka vlerë pikësh, pasi e njëjta sot përballë Sileksit kishte karakter miqësor, njofton “infOSport.mk”. 1:2 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi të zhvilluar në Strugën e bukur, aty ku ato pak të pranishëm patën mundësinë të shohin disa aksione mjaft të mira të skuadrave respektive, që në këtë mënyrë shfrytëzuan pauzën në kampionatin vendor, për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Sileksi 45 minutat e para i mbylli me epërsinë minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Damjan Masevski vetëm në sekondat e fundit, ndërsa vetëm pas 4 minutave lojë në pjesën e dytë, ish futbollisti i Rabotniçkit, Marjan Ristovski, shënoi edhe golin e dytë për Sileksin.

Struga Trim Lum tentoi të rikthehet në lojë me golin e realizuar nga Valen tin Koçoski në minutën e 76-të, mirëpo në fund ky gol doli të jetë edhe i fundit i këtij takimi, që të dy trajnerëve, Srgjan Zaharievskit në njërën anë dhe Gorazd Mihajllovit në anën tjetër ju shërbeu për të mbajt ritmin garues të skuadrës, por gjithashtu edhe për të provuar disa skema të reja si dhe disa prej futbollistëve që në kampionat kanë më pak minutazh.

Kujtojmë që të dyja këto skuadra kanë nisur mjaft mirë edicionin e ri në Ligën e Parë, teksa mbajnë dy vendet e para, me Struga Trim Lum që vazhdon të jetë e pagabueshme, me 8 fitore nga po aq ndeshje dhe 24 pikë të tubuara, derisa Sileksi me 14 pikë renditet në pozitën e dytë.

Fundjavën që vjen të dyja skuadrat do luajnë në transfertën në Shkup, me Struga Trim Lum që do të përballet me Makedonija GJ.P në lagjen e Gjorçe Petrovit, derisa Sileksi do të luaj në stadiumin në Çair përballë kampionëve të FC Shkupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply