Karanatina e ka bërë edhe më të mirë! Marselo dhuron spektakël dhe shënon në stërvitjen e Realit (VIDEO)

Reali i Madridit tashmë iu është rikthyer stërvitjeve, teksa në seancën e djeshme ylli brazilian i “mbretërve”, Marselo Vieira, ka shënuar një supergol, duke dhuruar spektakël.

Pasi i dribloi të gjithë, mbrojtësi brazilian arriti të gjejë edhe rrjetën, duke marrë duartrokitjet e bashkëlojtarëve të tij.

Kujtojmë La Liga do të rifillojë muajin qershor dhe ekipet po mundohen të stërviten sa më shumë. Te Real Madrid, grupi ka qenë thuajse i plotë në stërvitjen e sotme, madje dhe trajneri Zidane ka qenë aktiv.

Leave a Reply