Çmendet Junajtedi, 70 mln euro për sulmuesin e Lion

Mançester Junajtedi është i vendosur që të rikthejë në Premierligë, ish sulmuesin e Fulhamit, Musa Dembele. Ky i fundit aktualisht është pjesë e skuadrës franceze të Lion, ndërsa sipas asaj që raporton “TodoFichajes”, drejtuesit e skuadrës nga “Olld Traford”  tashmë kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në “Olld Traford”.

Sipas të njëjtit burim “Djajtë e Kuq” për shërbimet e sulmuesit francez kanë harxhuar plotë 70 milionë euro.

Kësisoj 23 vjeçari Dembele do të rikthehet në Premierligë për herë të parë pas vitit 2016-të, kur nga rradhët e Fulham u transferua te Selltiku, ku shkëlqeu për dy sezone, që më pas të transferohet te Lioni.

Dembele sezonin aktual me skuadrën e Lionit në 27 ndeshje realizoi 16 gola në “Ligue 1”, që u mbyll para kohe duke e lënë skuadrën nga “Zherland” jashtë garave europiane. Në 28 ndeshje të zhvilluara, Lioni kishte grumbulluar 40 pikë, duke u renditur në pozitën e 7-të.

Leave a Reply