Përdornin fytyrën e Sallah si maskë, policia egjiptiane arreston 4 persona!

Policia egjiptiane në Kajro, thuhet se ka arrestuar 4 persona, të cilët përdornin maska me fytyrën e Sallah për të grabitur dyqane dhe markete në qytet. Të katër personat u kapën në flagrancë teksa po grabisnin një dyqan me armë.

Pas një ndjekje të gjatë me makina, policia e kryeqytetit të Kajros, arriti të ndalojë dhe të arrestojë katër grabitësit, të cilët në zotërim kishin armë zjarri dhe katër maska me portretin e yllit të Liverpullit.

Sallah është personi më i dashur në Egjipt dhe të gjithë e konsiderojnë si “Mbretin e Egjiptit”.

Leave a Reply