Theu karantinën, klubi i njohur europian penalizohet me -6 pikë dhe humb kryesimin!

Një lajm shumë i hidhur për klubin e njohur austriak, LASK Linz, kryesuesve të elitës së futbollit austriak para pandemisë “Covid 19”. Federata austriake e Futbollit ka penalizuar me -6 pikë këtë skuadër, pasi të njëjtit ishin stërvitur në periudhën që ishte e ndaluar reptësisht stërvitja.

Për shkak të thyer të rregullave të karantinës të përcaktuara nga qeveria austriake, Liga është mbledhur dhe ka dalë në konluzionin se  kryesuesve në fuqi të kampionatit duhet t’i zbriteshin 6 pikë, duke përfunduar kështu në vendin e dytë me diferencë -3 pikë nga Salzburgu, që tashmë ka marrë kryesimin në elitën e futbollit të Austrisë.

Përveç dënimit me pikë, Federata austriake e futbollit gjithashtu ka vendosur edhe një gjobë prej 75 mijë eurosh për LASK Linz.

Kjo masë e rëndë ndëshkuese nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit austriak. Gjithsesi ishin filmimet ato që fundosën kryesuesit e kampionatit austriak, teksa futbollistët u kapën mat nga një kamer amatore duke u stërvitur në grup fshehurazi.

Leave a Reply