Zbulohen datat dhe ora për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Shtëpia Evropiane e futbollit UEFA ka njoftuar kalendarin e detajuar të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, kampeticionit më të madh për klube.

Tashmë është caktuar data, por edhe ora e ndeshjeve, qoftë për kthimin e ndeshjeve të 1/8 së finales, ashtu edhe për çerekfinalet, të cilat do të luhen me nga një sfidë të vetme në kryeqytetin e Portugalisë.

Juventusi do të presë Lionin në ndeshjen e dytë të raundit të papërfunduar ende, më 7 gusht, në orën 21:00, ndërsa Napoli do të luajë në fushën e Barcelonës më 8 gusht, prej orës 21:00.

Atalanta, tashmë e kualifikuar në çerekfinale, do të përballet me PSZH në Lisbonë, më 12 gusht, prej orës 21:00.

Ky është programi i plotë i të gjitha ndeshjeve:

Mançester Siti-Real Madrid (7 gusht, 21:00)

Juventus-Lion (7 gusht, 21:00)

Barcelona-Napoli (8 gusht, 21:00)

Bajern Munih-Çelzi (8 gusht, 21:00)

Çerekfinalet (në Lisbonë, me një ndeshje të vetme)

Atalanta-PSZH (12 gusht, 21:00)

Lajpcig-Atletiko Madrid (13 gusht, 21:00)

Barcelona / Napoli – Bajern Munih / Çelzi (14 gusht, 21:00)

Mançwster Siti / Real Madrid – Juventus / Lion (15 gusht, 21:00).

Leave a Reply