FIFA merr vendimin, ja kur nis Botërori i vitit 2022 në Katar

Kampionati Botëror i vitit 2022 që do të mbahet në Katar, do të fillojë më 21 nëntor të atij viti dhe mbaron më 18 dhjetor, ka bërë të ditur Shtëpia e Futbollit Botëror, FIFA.

Stadiumi ‘Al Bayt’, një arenë me kapacitet prej 60 mijë spektatorëve që merr emrin dhe formën e tij nga çadrat tradicionale të përdorura nga popujt nomadë në rajonin e Gjirit, do të jetë stadiumi që do ta hap Botërorin të hënën 21 nëntor 2022 në orën 12:00 me kohën tonë lokale.

Kohët e fillimit të ndeshjeve për fazën e grupeve grup janë caktuar për në orën 12:00, 15:00, 18:00 dhe 21:00, ndërsa takimet e fundit në grup dhe faza e nokautit 18:00 dhe 21:00 (me kohën tonë lokale).

Stadiumi Ndërkombëtar ‘Khalifa’ do ta mirëpresë ndeshjen për vendin e tretë më 17 dhjetor. Finalja do të fillojë një ditë më vonë në orën 18:00 në ‘Lusail Stadium’ para një turme me 80 mijë tifozë.

Leave a Reply