Mesi me dy rekorde e mbyll sezonin në La Liga

Lionel Messi e mbyll me dy rekorde sezonin në La Liga. Barcelona në xhiron e fundit fitoi 5:0 ndaj Alaves.

Messi përveç dy golave, regjistroi edhe një asistim në këtë ndeshje, për të vendosur dy rekorde.

Messi është bërë futbollisti me më së shumti asistime brenda një sezoni, gjithsej 21.

Argjentinasi theu rekordin e Xavi Hernandes, që numëronte 20 asistime, në sezonin 2008/2009.

Ndërsa me dy realizimet ndaj Alaves, Messi regjistroi plotë 25 gola këtë sezon.

Është sezoni i 11 më radhë që Messi shënon 25 e më shumë gola brenda një sezoni në La Liga, rekord gjithashtu.

Leave a Reply