“Bardhekaltërit” nga Tetova në kërkim të kualifikimit, caktohet data dhe orari i ndeshjes, Alashkert-Renova

Renova sezonin e ri e nisi me barazim pa gola kundër Struga Trim Lum, ndërsa nëse kjo skuadër dëshiron një aventurë më të gjatë europiane, atëherë do të duhet të shënojë në ndeshjen e raundit të parë eliminatorë të Liga Europa, kundër FC Alashkert, shkruan “infOSport.mk”.

Është ky kundërshtari i parë i Renovës që vjen nga Armenia, ndërkohë që UEFA tashmëm ka caktuar edhe orarin e zhvillimit të kësaj sfide.

“Bardhekaltërit” nga Tetova do të luajnë me datë 27 gusht me fillim në ora 18:00 sipas kohës sonë lokale, derisa 20:00 me kohën lokale në Armeni.

Ndeshja do të zhvillohet në “National Stadium Yerevan”, aty ku vite më parë Kombëtarja shqiptare shënoi fitoren më të ëmbël në histori ndaj kombëtares armene (0:3), duke siguruar biletën për në Euro 2016-të.

FC Alashkert- KF RENOVA do të zhvillohet me datën 27.08.2020në stadiumin “National Stadium Yerevan” me fillim në orra…

Публикувахте от K.F Renova в Вторник, 11 август 2020 г.

 

Leave a Reply