Bartomeu konfirmon shkarkimin e Setien, të njëjtin fat pritet të ketë edhe Abidal!

Numri një i Barcelonës, Josep Bartomeu ka konfirmuar se Kike Setien nuk do të jetë më trajner i Barcelonës, raporton “Tiempo de Juego”.

Pas eliminimit turpërues në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Bajerni i Munihut (2:8), klubi “katalunas” ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore.

Presidenti Bartomeu raportohet se ka konfirmuar shkarkimin e Setien, derisa atij do t’i bashkohet edhe drejtori sportiv Erik Abidal.

Setien ishte në krye të Barcelonës për 7 muaj, mirëpo që nga fillimi, kishte dilema nëse ai do të rikthente nivelin e lartë të skuadrës.

Në anë tjetër, Abidal me kritika ndaj lojtarëve kishte nxitur reagimin e ashpër të Lionel Messit, i cili si duket i dirigjon gjërat te klubi “katalunas”, dhe me siguri se një ndër kërkesat e tij ka qenë largimi i francezit.

Setien pritet të zëvendësohet nga Ronald Kuman që tashmë është parë në aeroportin e Katalunisë.

Leave a Reply