Bajrami: Neftçi favorit, por ne do të japim maksimumin për ti gëzuar tifozët tanë

Skuadra e FC Shkupit sonte në orët e vona të mbrëmjes ka zhvilluar stërvitjen e vetme në tokën azere, aty ku nesër do të përballet me Neftçin, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Kësisoj futbollistët “bardhekaltër” shijuan atmosferën në stadiumin “Bakcell Arena”, ndërsa pas përfundimit të stërvitjes trajneri Muharem Bajrami në konferencë për shtyp foli për ndeshjen e nesërme.

“Jemi maksimalisht të përgatitur për këtë ndeshje, kemi analizuar kundërshtarin mirë dhe e dimë se me çfarë kundërshtari do të kemi punë. Neftçi është një skuadër shumë agresive dhe shumë dinamike ku luan futboll të shpejtë, kështu që edhe ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.  Ata janë favoritë, por nuk do të thotë se ne këtu kemi ardhur vetëm sa për të kaluar ndeshja, sigurisht që lojtarët e mi do të japin më të mirën në këtë ndeshje, pasi që këto ndeshje luhen një herë në vit, ose edhe nëse kalojmë ndonjë raund. Kështu që do të japim maksimumin re vetes, që të gëzojmë të gjithë tifozët tanë në Maqedoni” – është shprehur Bajrami.

Ndeshja Neftçi-Shkupi luhet nesër nga ora 18:00.

Leave a Reply