Më shumë se 100 minuta lojë, 10 raste shënimi për Shkupin dhe në fund 3 pikë për “Shvercerat” (VIDEO)

Ndeshja e vetme e javës së katërt e zhvilluar gjatë ditës së dielë midis FC Shkupit dhe Pelisterit e zhvilluar në Çair doli të jetë shumë interesante, ku vendasit dominuan ndeshjen në tërësi, ndërsa në fund fati iu buzëqeshi atyre, duke arkëtuar tre pikët e plota falë golit të shënuar nga Dembo Darboa në minutën e 88-të, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë zgjati plotë 51 minuta, ndërsa e dyta plotë 53 minuta, kjo më shumë edhe për shkak zëvendësimeve të shumta që u bënë kah fundi i takimit, por edhe futbollistëve të Pelisterit, të cilët gjatë pjesës së dytë më shumë shtriheshin nëpër fushë, se sa dëshironin të rrezikonin portën e Naumovskit, i cili thjeshtë sot doli të jetë një shikues më shumë në stadiumin e Çairit.

Mbyllet pa gola pjesa e parë në Çair

Mbyllet pa gola pjesa e parë në ÇairFC SHKUPI – PELISTERI 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 август 2020 г.

Rastin e parë për të kaluar në epërsi FC Shkupin e pati Ilirid Ademi, mirëpo goditja e tij me kokë u devijua në rivënie nga këndi nga ana e portierit mysafir Davor Taleski.

Freddy Alvarez që në start dëshmon se meriton një vend titullari

Freddy Alvarez që në start dëshmon se meriton një vend titullari Goditja e kostarikanit përfundon në shtyllë…

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 август 2020 г.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 9-të u kanos edhe Fredi Alvarez, goditja e të cilit përfundoi në shtyllë. Për kostarikanin ishte kjo ndeshja e parë që e nisi si titullarë, duke dëshmuar se bëhet fjalë për një futbollistë shumë cilësorë, pasi thuajse të gjitha aksionet gjatë pjesës së parë niseshin nga ai dhe kapiteni Besar Iseni.

Pikërisht ky i fundit në minutën e 14-të servoi një top në zonën kundërshtare për Glishiq, goditjen e të cilit e ndali Taleski.

Kanoset edhe Glishiq, por Taleski mbron

Kanoset edhe Glishiq, por Taleski mbronFC SHKUPI – PELISTERI 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 август 2020 г.

Ky i fundit dy minuta më vonë prodhoi edhe një intervenim bravuroz, kësaj rradhe duke ndalur goditjen me kokë të Ilirid Ademit, i cili mjaft mirë ishte shërbyer nga Besar Iseni.

Ilirid Ademi godet me kokë, Taleski me intervenim bravuroz nuk lejon që FC Shkupi të kaloj në epërsi

Ilirid Ademi godet me kokë, Taleski me intervenim bravuroz nuk lejon që FC Shkupi të kaloj në epërsi

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 август 2020 г.

Kapiteni “bardhekaltër” doli në skenë në minutën e 33-të kur lëshoi një predhë të vërtetë drejt portës kundërshtare, mirëpo shtylla ishte aleate e Taleskit në këtë rast.

Bomba e Besar Isenit, shtylla aleate e Taleskit

Bomba e Besar Isenit, shtylla aleate e Taleskit

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 август 2020 г.

Iseni rastin më të mirë për të shënuar e pati në minutën e 43-të, mirëpo goditja e tij nga pika e bardhë përfundoi në traverzë, me ç’rast 45 minutat e para u mbyllën me barazim pa gola.

Besar ISENI nuk shenon nga penaltia, kesaj rradhe traverza shpeton Taleskin

Besar ISENI nuk shenon nga penaltia, kesaj rradhe traverza shpeton TaleskinFC SHKUPI – PELISTERI 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 август 2020 г.

Edhe në pjesën e dytë FC Shkupi ishte skuadra që kërkonte golin, të cilin e gjeti vetëm dy minuta para fundit të takimit.

Fredi Alvarez ekzekutoi një rivënie nga këndi në shtyllën e parë, aty ku Besart Krivanjeva nuk arriti që të godas mirë topin me kokë, mirëpo një gjë të tillë e bëri Dembo Darboa në shtyllën e dytë, kur i papenguar nga askush shënoi në rrjetën e Taleskit.

Dembo Darboa goooooooooool

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLDembo Darboa, kush tjetër…FC Shkupi avanson ndaj Pelisterit FC SHKUPI – PELISTERI 1:0(D. Darboa 88')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 август 2020 г.

Ky gol solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve vendas, të cilët festuan bashkë me “Shvercerat”, që edhe sot përkrahën skuadrën e tyre nga çatia e palestrës sportive “Partizan”, që ndodhet aty pranë stadiumit.

Në këtë mënyrë futbollistët e FC Shkupit këtë fitore ua dedikua “Shvercerave”, që duhet të jenë të kënaqur me ecurinë e skuadrës së tyre, që pas 4 xhirove të para kryeson e vetme renditjen tabelare me 10 pikë të tubuara.

Dembo Darboa duke festuar golin e fitores me "Shvercerat"

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 30 август 2020 г.

Leave a Reply