FC Shkupi me dy mungesa të rëndësishme në mbrojtje kundër Struga T&L

FC Shkupi sot në kuadër të javës së 7-të do të luaj me Struga Trim Lum në transfertë, shkruan “infOSport.mk”. Në prag të këtij takimi trajneri i skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi po has në probleme, sidomos në vijën e fundit, atë të mbrojtjes, ku nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy mbrojtësve të krahut, Filip Gligorov dhe Darko Glishiq, të cilët kishin marrë lëndime në ndeshjen e fundit të Kupës ndaj Slloga Vinicës.

Kësisoj me shumë gjasa vendin e Filip Gligorov në krahun e djathtë do ta zë, Ardit Iljazi, ndërkohë në të majtë do të luaj, Besart Krivanjeva, duke i lënë vendin në qendër të mbrojtjes, azerit Junushada, që bashkë me brazilianin Neto do të përbëjnë dyshen e mbrojtjes në qendër.

Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme për të dhënë më të mirën kundër Struga Trim, me të cilën skuadër FC Shkupi ishte përballur në një miqësore edhe para fillimit të kampionatit, kur kishte pësuar disfatë 2:1, transmeton “infOSport.mk”.

Megjithatë tashmë gjërat ndryshojnë, pasi bëhet fjalë për ndeshje kampionale, ku me siguri të dyja skuadrat do të japin maksimumin për të arritur deri tek fitorja.

Ndeshja Struga Trim Lm – FC Shkupi luhet në stadiumin buzë liqenit të Strugës  me fillim në ora 15:00.

Leave a Reply