Andi Zeqiri vazhdon të shënojë për Zvicrën, “helvetët” e rinj mposhtën Gjeorgjinë (VIDEO)

Andi Zeqiri ishte emri më i përfolur muajin e fundit. Kosovari pritej që ti bashkohej përfaqësueses së Kosovës, mirëpo i njëjti vazhdon të luaj me Zvicrën, madje duke vazhduar të shënojë për ekipin përfaqësues të “helvetëve” të rinj.

Zeqiri i cili ditë më parë u transferua te skuadra e Brajton në Premierligën angleze, si duket ka zgjedhur të vijojë aventurën me Zvicrën!

21-vjeçari Zeqiri, i cili me Zvicrën U21 numëron 9 gola nga po aq ndeshje, ishte titullarë në takimine mbrëmshëm që helvetët e zhvilluan në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Euro 2021.

Zvicra ishte superiore në këtë përballje me 4 shqiptarë në formacion, teksa sulmuesi dardan  Zeqiri në minutën e 69-të shfrytëzoi penaltinë  e akorduar, duke dyfishuar rezultatin në ato momente.

Përveç tij për Zvicrën në këtë përballje shënuan edhe Ndoye (27’) dhe Pusic (81’).

Ndryshe te Zvicra në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë u paraqitën edhe Bastien Toma, Toni Domgjoni dhe Kastriot Imeri, të cilët ishin superior në mesfushën e “helvetëve”, që në këtë mënyrë vazhdojnë të shkëlqejnë në këto eliminatore, aty ku kryesojnë grupin 2 me 7 fitore nga po aq ndeshje.

Leave a Reply