Rafael Nadal dhe Novak Djokoviç do të luajnë në finalen e madhe të këtij viti në “Roland Garros”. Tenisti spanjoll në gjysmëfinalen e parë mposhti 3-0, në sete 6-3, 6-3, 7-6 argjentinasin Diego Shvartzman.
Vetëm një set vuajtje për 34-vjeçarin nga Majorka, që në këtë mënyrë siguroi finalen e 13-të në tokën franceze, ku deri më tani i ka fituar të gjitha.
The best in the world will go head to head.
See you on Sunday.#RolandGarros pic.twitter.com/VEb9j1YFcJ
— Roland-Garros (@rolandgarros) October 9, 2020
Në finalen e madhe Rafael Nadal do të përballet me serbin, Novak Djokoviç, i cili në gjysmëfinalen tjetër eliminoi grekun Stefanos Tsitsipas.
33-vjeçari fitoi 3-2, në sete 6-3, 6-2, 5-7, 4-6, 6-1, duke siguruar në këtë mënyrë finalen e tretë në kuadër të “Roland Garros” përballë Rafael Nadal.
Ky i fundit kishte mundur Djokoviçin në dy finalet e deritanishme mes vete, edhe atë në vitin 2012 dhe 2014.