Lista e pagave të futbollistëve shqiptarë në Serie A, prinë Vedat Muriqi

Pagat e Serie A janë zvogëluar për 72 milionë euro për dallim nga sezoni i kaluar, ndërsa Juventusi mbetet klubi që paguan më së shumti brenda një sezoni, i pasuar nga Interi, Roma, Napoli dhe Milani.

E përditshmja “Gazzetta dello Sport” së fundmi ka publikuar disa statistika të ndryshme të pagave për çdo klub të Serie A, por edhe futbollistëve.

E kur janë në pyetje futbollistët shqiptarë që janë pjesë e elitës së futbollit italian, më i paguari rezulton të jetë sulmuesi nga Prizreni i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili gjatë kësaj merkatoje nga rradhët e Fenerbahçes u transferua te Lacio.

Muriqi ka një pagë vjetore prej 2.2 milionë euro, ndërsa pas tij ndodhen dy futbollistët mbrojtës, njëri nga Kosova, e tjetri nga Shqipëria, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës te Napoli ka një pagë sezonale prej 1.8 milion euro, po aq sa merrë edhe Kumbulla te Roma.

TOP 5 e futbollistëve më të paguar shqiptarë në “Serie A” e mbyllin Elseid Hysaj me një pagë vjetore prej 1.6 milion euro te Napoli dhe gardiani,  ThomasStrakosha që paguhet 1.2 milion euro në vit te Lacio.

Më poshtë keni listën e futbollistëve shqiptarë me pagat më të larta në “Serie A”:
Vedat Muriqi (Lacio) 2.2 mln euro
Marash Kumbulla (Roma) 1.8 mln euro
Amir Rrahmani (Napoli) 1.8 mln euro
Elseid Hysaj (Napoli) 1.6 mln euro
Thomas Strakosha (Lacio) 1.2 mln euro
Berat Gjimshiti (Atalanta) 800 mije euro
Mërgim Vojvoda (Torino) 700 mijë euro
Ardian Ismajli (Specia) 600 mije euro
Samir Ujkani (Torino) 300 mijë euro.

Leave a Reply