Leon Dajaku shënon gol për Bajern Munih II dhe feston me shqiponjë (VIDEO)

Talenti kosovar, Leon Dajaku ka shënuar golin e vetëm për Bajern Munih II në barazimin 1:1 kundër Uerdingen në ndeshjen e vlefshme të javës së 4-të në Ligën e tretë gjermane, njofton “infOSport.mk”.

Dajaku luajti titullarë në këtë takim të zhvillular në udhëtim, ndërsa golin e tij të dytë në sezonin e ri e realizoi në minutën e 53-të, kur kaloi në epërsi skuadrën “bavareze”.

Megjithatë gëzimi i Dajakut dhe shokëve të skuadrës zgjati shumë shkurtë, pasi në anën tjetër 6 minuta më vonë, turku Muhamed Kiprit barazoi shifrat në 1:1, që njëherit doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi.

Ndryshe për Bajern Munih II ishte ky barazimi i dytë në sezonin e ri, pas atij në javën e parë kundër Turkgucu Munih (2:2), ndërsa goli i dytë për Dajakun rresht, pas atij ndaj Dinamo Dresden në javën e tretë.

Leave a Reply