Ronaldo pozitiv me Covid-19, Juventusi bie në bursë!

Ylli portugez i Juventusit, Kristiano Ronaldo gjatë ditës së djeshme kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, me ç’rast menjëherë është vënë në izolim.

Ai do t’i mungojë Portugalisë në duelin kundër Suedisë, ndërsa te Juventusi pritet të mungojë në dy ndeshje.

Përveç kësaj mungese të madhe, skuadra kampione e Italisë, mungesën e yllit të saj e ka pësuar edhe në një mënyrë tjetër, atë ekonomik.

Sapo ishte kuptuar se Ronaldo kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, vlera e bursës së Juventusit kishte rënë për 3 %.

Klubi bardhezi është i listuar në bursë dhe çdo thashetheme, transferim ose dëmtim serioz ndikon në vlerat e klubit. Ndikim ka edhe nëse rrezikohet shëndeti i ndonjë lojtari të rëndësishëm. Për çdo rast, shëndeti i Kristianos është i mirë, sipas mjekëve të ekipit portugez.

Lojtari është i izoluar dhe asimptomatik, por duhet të jetë në karantinë dhe duhet të dalë negativ që të rikthehet me grupin dhe të ndihmojë Juventusin në arritjen e objektivave të këtij sezoni.

Leave a Reply