Handanoviç vazhdon kontratën me Interin!

Inter dhe Samir Handanoviç janë shumë pranë rinovimit të kontratës. Slloveni 36-vjeçar pritet ta vazhdojë kontratën me ‘zikaltërit’ deri në vitin 2022.

“TodoFichajes”, raporton se palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshje dhe se  zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.

Ndryshe Handanoviç pjesë e Interit është që nga vera e vitit 2012-të, kur kishte arritur nga rradhët e Udinezes. Ai me skuadrën “neroaxurre” numëron 345 ndeshje, ndërsa tashmë një kohë të gjatë mban edhe shiritin e kapitenit te kjo skuadër.

Leave a Reply