Zidan shpërthen ndaj futbollistëve të tij pas disfatës ndaj Kadiz

Real Madridi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në La Liga, pasi mbrëmë u mposht nga skuadra e re në elitën e futbollit spanjoll, Kadizi me rezultat minimal 0:1 në shtëpi.

Pas kësaj disfate, i zhgënjyer është shprehur trajneri Zinedine Zidane, i cili ka kritikuar ashpër qëndrimin e skuadrës në fushë.

“Ata kishin më shumë ritëm dhe dëshirë. Ne nuk duhet të shtiremi për këtë humbje, ishte lojë e keqe nga ana jonë. Duhet ta urojmë Cadizin. Nuk jemi të lumtur, por kjo mund të ndodh në futboll.”, deklaroi Zidane.

“Ne hasëm në vështirësi që nga fillimi i ndeshjes dhe nuk do të isha befasuar sikur të pranonim edhe dy apo tre gola në pjesën e parë. Nuk duhet të kërkojmë falje për këtë. Kjo nuk do të ndikoj në rrugën tonë përpara, ishte natë e keqe, por do ta kalojmë.”, tha në fund tekniku francez.

Leave a Reply