Disfata e papritur nga Shakhtari, Modriç befason me deklaratën!

Reali i Madridit ka pësuar një disfatë të papritur nga Shakhtari i Donjetskut në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, ndërsa kjo shkaktoi një zhgënjim të madh në mesin e tifozëve dhe ekipit madrilen.

Mesfushori kroat i Realit, Luka Modriç, pas kësaj disfate tha se ndeshja “El Clasico” e së dielës kundër Barcelonës është një shans i mirë për të rikuperuar gabimet dhe dëmet e shkaktuara.

“Në pjesën e parë nuk ishim aspak konkurues, në pjesën e dytë u përmirësuam dhe ashtu ndodhi, por nuk ishte e mjaftueshme për të barazuar ndeshjen. Duhet të bëjmë më mirë, na mungoi besimi sot. Është diçka e mirë që ndeshja e radhës vjen menjëherë dhe kemi për detyrë të bëjmë akoma më mirë. Zidan na tha në pushim të ndeshjes se duhet të ushtrojmë akoma më shumë trysni. Është një humbje e rëndë, jemi të sigurtë që do të përmirësohemi”, – deklaroi Modriç pas ndeshjes me Shakhtarin.

Leave a Reply