Mario Gotze ringjallet te PSV, shënon edhe në Liga Europa

Mario Gotze te PSV Ajndhoveni duket krejtësisht një futbollistë ndryshe, nga ai i viteve të fundit te Dortmundi. Si duket transferimi te gjigandët holandez, i ka bërë mirë heroit të Gjermanisë në Botërorin e vitit 2014-të, pasi i njëjti në një interval prej vetëm 4 ditësh gjen dy gola me fanellën e skuadrës së tij të re.

Gotze shënoi në fundjavë kundër Zvolle në elitën e futbollit holandez, ndërsa shënoi edhe sonte në kuadër të Liga Europa përballë Granadas.


GOLAT NGA NDESHJA, PSV – GRANADA, NDIQENI KËTU.


Gjermani shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, duke i mundësuar PSV Ajndhovenit që në pushim të shkojë me një epërsi minimale (1:0). Sulmuesi u tregua i saktë me një goditje të fortë në hyrje të zonës, duke i çuar peshë tifozët e PSV dhe njëherit duke shënuar golin e parë pas plotë 4 viteve në kupat europiane.

Megjithatë ky gol ishte i vetmi i shënuar nga PSV Ajndhoven në këtë ndeshje, në të cilën në fund, Granada, doli fituese me shifrat 2:1. Gjatë pjesës së dytë golat për skuadrën spanjolle i gjetën Molina (57’) dhe Makis (66’), duke i mundësuar Granadas të udhëheq grupin “E” me 3 pikë, derisa Omonia dhe Paok ndajnë pozitat 2 dhe 3 me nga një pikë.

Leave a Reply