Trilogjija Fjuri – Uilder, tensionohet situata

Pas deklaratës së Shelly Finkel, menaxheri i boksierit amerikan Deontay Ëilder se triologjia ndaj britanikut Tajson Fjuri do të zhvillohet vitin tjetër, ka ardhur reagimi i Bob Arum, menaxherit kampion të botës.

Ai ka mohuar kategorikisht se kjo përballje e tretë mes dy boksierëve do të zhvillohet në të ardhmen.

Arum, i ka tundur në fytyrë kontratën Finkel, duke i thënë se tashmë afatet për triologjinë kanë përfunduar.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në fjalët e Finkel për duelin e tretë mes Uilder dhe Fjurit. Nuk e kuptoj se për çfarë flet. Avokatët tanë kanë lexuar kontratën dhe aty çdo gjë është e qartë”, tha Arum.

“Me sa duket ata nuk e kanë lexuar ende kontratën dhe Finkel po fshihet pas shkurres pas këtij gabimi. Triologjia kishte një afat dhe ajo ka skaduar, tashmë Fury mund të përballet ndaj kujt të dojë”, tha Arum.

Fjuri pritet të dalë në ring në Angli më 5 dhjetor të këtij viti, ndaj Karlos Takam ose Agit Kabayel.

Leave a Reply