Elif Elmaz mposht koronavirusin

Disfata e papritur ndaj AZ Alkmar në kuadër të Liga Europa ka prishur disi qetësinë e Xhenaro Gatuzos, i cili megjithatë ka marrë një lajm të mirë, kur është në pyetje organika e skuadrës, njofton “infOSport.mk”.

Kjo pasi dy mesfushorët Elif Elmaz dhe Piotr Zielinski ia kanë dalë më në fund të mposhtin koronavirusin dhe nga dita e hënë mund t’i bashkohen grupit të futbollistëve të tjerë, për t’u stërvitur rregullisht me ekipin.

Tekniku napolitan nuk mund t’i ketë ata në dispozicion për transfertën e sotme ndaj Beneventos, pasi nuk është plotësuar dokumentacioni i nevojshëm mjekësor, por gjithsesi do të mudn të llogarisë në këtë dyshe për ndeshjen e së enjtes kundër Real Sociedadit në kuadër të Liga Europa.

Dy futbollistët “napolitan” kishin rezultuar pozitiv në javën para ndeshjes me Juventusin dhe kanë qëndruar në izolim për më tepër se 20 ditë, megjithatë tani Gatuzo mund të bazohet te një organikë e plotë për të përballuar angazhimet e ardhshme.

Kujtojmë Elif Elmaz kishte munguar edhe në ndeshjet e tetorit të përfaqësueses së Maqedonisë, kundër Kosovës, Estonisë dhe Gjeorgjisë.

Leave a Reply