Paraqitet edhe McGregor: “Respekte Khabib për ty dhe babanë tënd, e vazhdoj unë tani”

Pasi Khabib Nurmagomedov konfirmoi largimin e tij nga MMA, shumë shpejtë ka ardhur edhe reagimi i një ndër rivalëve më të mëdhenj të dagestanezit, Konor McGregor. Ai përmes një postimi në profilin e tij në “Tëitter”, ka uruar Khabibin për këtë fitore, duke i bërë me dije se tashmë do të jetë ai që do vazhdojë të luftojë në sportin e MMA, aty ku si kampion absolut u konfirmua dagestanezi, Nurmagomedov.

“Paraqitje e mirë Khabib. Tani do vazhdoj unë. Respekt dhe ngushëllime edhe për babanë tuaj sërish. Respekt për ju dhe familjen tuaj. I juaj sinqerisht, Mcgregor” – kishte shkruar irlandezi.

Dy raunde iu deshën Khabib Nurmagomedovit përballë amerikanit Xhasrin Gejxh për t’u konfirmuar kampion në MMA, aty ku ka regjistruar 29 fitore nga po aq lufta.

Leave a Reply