Nate Diaz provokon Khabibin, rezultati yt është 29:1, jo 29:0

Khabib Nurmagomedov me 29 fitore nga po aq meçe mbylli karrierën e tij. Luftëtari i pamposhtur nga Dagestani ditë më parë mbrojti titullin e kampionit në UFC254, që menjëherë pas fitores ndaj amerikanit Xhastin Gejxh të njoftojë se do të pensionohet në moshë 32-vjeçare.

I gjithë opinionin sportiv këtë vendim të tij e përcolli me lëvdata përmes rrjeteve sociale, përfshirë këtu edhe rivalin më të madh, Konor McGregorin.

Mirëpo kishte edhe nga ata që kishin vendosur ta provokojnë Khabib Nurmagomedovin.

Fjala është për Nate Diaz, i cili shkurt kisshte shkruar “29-1”, duke aluduar në fitoret e dagestanezit.

Diaz përmes këtij postimi aludonte në incidentin e vitit 2015-të. Atë kohë stafet e lëtyre dy luftëtarëve ishin konfrontuar. Sipas versionit të Diaz, ai i është afruar  Khabibit dhe i kishte rënë në shuplakë, ndërsa dagestanezi nuk i’a ka kthyer.

“E prisja pas gjithë asaj, e prisja dhe prisja, mirëpo ai nuk kishte guximin për tu paraqitur. Nuk duheshe ta godas, ai ishte një veprim jo i mirë nga ana ime, mirëpo isha shuë zemëruar” – rikujtohet Diaz.

 

Leave a Reply