Situatë kaotike te Barcelona, trajneri Kuman rrezikon skualifikimin

Situatë kaotike po mbizotëron te Barcelona. Dy disfatat e njëpasnjëshme në La Liga ndaj Getafes dhe Realit të Madridit, por edhe dorëheqja e presidentit Bartomeu kanë rënduar së tepërmi situatën në shtëpinë “katalunase”.

Mirëpo kjo nuk është e tëra,pasi Barcelona në javët e ardhshme mund të mbetet edhe pa trajnerin Ronald Kuman.

Strategu holandez rrezikon të qëndrojë jashtë për 4 ndeshje dhe të gjobitet për shkak të disa deklaratave të tij.

Kuman shpërtheu kundër arbitrëve të ndeshjes “El Clasico”, duke thënë se VAR-i është i pashpjegueshëm sepse ndërhyn vetëm në raste kundër Barcelonës dhe kurrë për rastet kur “katalunasit” mund të përfitojnë.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i komisionit Disciplinor pranë Federatës spanjolle të futbollit.

Leave a Reply