Statistika të frikshme të Ibrahimoviç, barazohet me Shevçenkon

Milani i edicionit të ri është krejt ndryshe, kjo edhe falë super performancës së veteranit, Zlatan Ibrahimoviç. Statistikat të gjitha flasin në anën e suedezit , që ashtu si Shevçenko në vitin 2001, po gjen golin në 6 ndeshje rradhazi.

Në epokën e tri pikëve, vetëm Sheva dhe Ibra (kishte bërë në gjë të tillë edhe në 2012-ën) kanë prekur maja të tilla.

Sikur të mos mjaftonte, që nga zbarkimi i tij te Milani, 39-vjeçari ka marrë pjesë në aksionet e 23 golave në 22 ndeshje të kampionatit.

17 gola dhe 6 asiste për Ibrën që udhëheq i vetëm renditjen e golashënuesve të “Serie A” me 7 realizime në gjashtë javët e para.

Që pas pandemisë, “kuqezinjtë” e Stefano Piolit kanë një rendiment stratosferik, falë edhe sulmuesit që me 14 gola dhe 5 asiste ka marrë pjesë në 19 gola të ekipit, duke bërë më mirë se çdokush tjetër.

Leave a Reply