Uest Hami me shumë vëmendje po ndjek situatën rreth sulmuesit serb, Joviç!

Uest Ham po e ndjek me shumë interes situatën nëpër të cilën është duke kaluar sulmuesi Luka Joviç tek Real Madridi.

Sulmuesi serb me shumë gjasa gjatë merkatos së janarit do të huazohet tek ndonjë skuadër tjetër dhe “The Ëest Ham Ëay Podcast” ka raportuar që skuadra e Dejvid Mojs është e interesuar për të siguruar shërbimet e sulmuesit “madrilen”.

Joviç erdhi me shumë bujë te Reali i Madridit, skuadër kjo që verën e kaluar pagoi 60 milionë euro për transferimin e sulmuesit serb nga rradhët e Ajntraht Frankfurtit. Megjithatë i njëjti nuk bindi aspak me paraqitjet e tij te Reali i Madridit, duke bërë kështu që trajneri Zinedine Zidane të mos llogaritë më aspak në shërbimet e tij.

Leave a Reply