Elmas: Kundër Gjeorgjisë na pret finalja e vërtetë

Në pritje të ndeshjes kundër Gjeorgjisë e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Europian, reprezentuesi i Maqedonisë, Elif Elmas thotë se ekipi përfaqësues i vendit është gati për të shënuar rezultatin më të mirë në historinë e futbollit tonë.

Elmas thotë se është optimist për këtë ndeshje, pasi çdo futbollistë përveç që do të luaj për veten, do të luaj edhe për ekipin dhe gjithë vendin.

“Na pret finalja, një ndeshje dhe shumë luftë. Do të jetë përballje e rëndë, rëndësia është shumë e madhe, por për këtë jemi përgatitur dhe gjithë se bashku do të mundohemi të japim maksimumin për të arritur qëllimin. Na duhet koncentrim dhe energji brenda 90-të minutave. Gjeorgjia gjithashtu ka qëllim për të shkuar në Kampionat Europian, por duhet të bëjmë që punët në terren të varen nga ne. Jam optimist, kjo është ndeshje e madhe dhe të njejtën do ta luajmë për veten dhe për ekipin, por edhe për gjithë vendin. Shpresoj se do arrijmë qëllimin, do të luajmë për kualifikim në Kampionat Europian”, – ka thënë Elif Elmas.

Shkupjani i Napolit mungoi në ndeshjet e tetorit për shkak “Covid 19”, ndërsa tashmë është i gatshëm për të dhënë më të mirën në ndeshjet e nëntorit, teksa me 12 nëntor kundër Gjeorgjisë pret ta zhvillojë ndeshjen e tij të 20-të jubilare me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply