Bushi pozitiv me “Covid 19”, nuk drejton Shqipërinë U21 kundër Kosovës dhe Anglisë

Lajm aspak i mirë për Kombëtaren U21 të Shqipërisë në prag të ndeshjeve eliminatore kundër Kosovës dhe Anglisë.

Trajneri Alban Bushi ka rezultuar pozitiv me “Covid 19” dhe do të mungojë në këto dy ndeshje.

Kështu, ai është i detyruar të qëndrojë në shtëpi derisa të shërohet.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit përmes faqes zyrtare, ku gjithashtu njoftojnë se shpresat “kuqezi” në këto dy ndeshje do ti udhëheq Xhemal Mustedanagiç.

Njoftimi i FSHF-së:

“Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare,  Xhemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri”.

Leave a Reply