Marselo në radarin e PSZH-së

Marselo është njëri nga futbollistët që pritet të largohet nga “Santiago  Bernabeu” në fund të këtij sezoni. Braziliani thuhet se mund të largohet edhe në janar, duke parë interesimin e shumë skuadrave për shërbimet e tij.

Emri i Marselos tashmë një kohë më të gjatë është i lidhur me Juventusin dhe ish shokun e tij te Reali, Kristiano Ronaldo, ndërsa së fundmi në pistë ka dalë edhe Paris Sen Zhermeni.

Parisienët janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pas lëndimit të Bernat dhe Marcelo do të ishte futbollisti ideal për të mbuluar këtë anë.

Për shërbimet e Marselos, drejtuesit e PSZH-së do të duhet të paguajnë 10 milion euro.

Leave a Reply