Rikthehet Celina, ja me çfarë formacioni mund të luaj sonte Kosova përballë Moldavisë!

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte e zhvillon ndeshjen e fundit për këtë edicion në kuadër të Ligës së Kombeve, e ku garonte në grupin 3 të Ligës “C”.

Dardanët ballafaqohen me Moldavinë në “Fadil Vokrri” prej orës 20:45.

Kosova ndodhet në vendin e tretë në grup me dy pikë, ndërsa Moldavia e fundit ka vetëm një pikë.

Skuadra dardane mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes, ku atmosfera është mjaft e mirë, derisa dëshira për ta mbyllur këtë vit me fitore dhe për t’i dhënë fund serisë pa fitore është e madhe tek secili futbollist. Ata punuan me përkushtim, por pa ngarkesë të madhe fizike.

Lajm i mirë për ndihmëstrajnerin Sahiti është rikthimi i Bersant Celinës, që mungoi për shkak të një dëmtimi në ndeshjen ndaj Sllovenisë, megjithatë do të vërehet shumë mungesa e Bernard Berishës, i cili nuk do të mund të luaj për shkak kartonëve. Në mungesë edhe të Zenelit dhe Rashicës, vendin e tij me shumë gjasa mund ta zë, Lirim Kastrati, ndërsa mund të ketë ndryshime edhe në vijën e fundit të mbrojtjes.

Formacioni i mundshëm sipas “Kosovan Football”:

Leave a Reply