Gola kuqezi, shënon edhe Bekim Balaj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj vazhdon të tregojë një formë të mirë, teksa të shtunën ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin elitarë të Austrisë, duke shënuar golin e fundit për skuadrën e Shturm Graz, që në kuadër të javës së 10-të mundi në transfertë Austria Vienën me rezultatin e thellë 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Balaj në këtë ndeshje në lojë u inkukadrua në minutën e 73-të, ndërsa pas 20 minutave të kaluara në fushë, arriti që të shënojë golin e fundit për skuadrën e tij.

Për Balajn, ishte ky goli i dytë në elitën e futbollit austriak, pas atij javën e shkuar ndaj Tirol, ndërsa vlen të theksohet se ndaj Austria Vienës, Balaj kishte shënuar edhe sezonin e kaluar. Si duket kjo skuadër është një ndër të preferuarat e shkodranit.

Leave a Reply