Kjo Barcelonë, më e dobëta e 33 viteve të fundit!

Që Barcelona nuk po kalon një moment të mirë, kjo nënvizohet prej javësh, me median që sjell dhe vazhdon të gërmojë mes statistikave të saj, duke parë 14 pikët e grumbulluara në kampionat, pas 10 javësh të luajtura.

Diçka e tillë kuqebluve nuk u ndodhte që nga sezoni 1987- 1988, 33 vite më parë, dhe shumë kanë nisur të shqetësohen.

Kjo shifër bën rimë me faliment dhe përpara përgjegjësisë janë vënë trajneri Kuman, por edhe liderët kryesorë të skuadrës.

Gjithsesi, ajo që mban disi me shpresë Barcelonën është vetëm Liga e Kampioneve, aty ku i kanë fituar 5 ndeshjet në grup, por ndoshta përballja me Juventusin vjen në momentin më të keq për spanjollët, duke parë edhe kritikat që kanë nisur të vërshojnë edhe drejt Lionel Mesit.

Ky i fundit jo vetëm që nuk po shënon më, por në të njëjtën kohë duket sikur ka humbur edhe aftësitë e tij në driblim, por mbi të gjitha duket se mes tij dhe skuadrës katalanase tashmë krisja duket totale.

Megjithatë, dueli i rigjetur me Kristiano Ronaldon, pas tri vitesh nga ai i fundit mes tyre në La Liga, ndoshta do ta stimulojë sonte “Pleshtin”.

Leave a Reply