Bajerni i falet sërish Levandovskit (VIDEO)

Bajerni i Munihut është rikthyer te fitorja pas dy barazimeve rradhazi në Bundesligë, “Bavarezët” shënuan fitore 2:1 me përmbysje, duke iu falënderuar “dopietës” së Robert Levandovskit.

Mysafirët e filluan në mënyrën më të mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 5-të me anë të Maksimilian Filip.

Në minutën e fundit të pjesës së parë Bajerni me anë të Robert Levandovskit barazoi shifrat në 1:1, ndërsa i njëjti futbollistë pas 5 minutave lojë në pjesën e dytë shënoi edhe golin e dytë, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Bajernit të Munihut.

Me këtë fitore, Bajerni i Munihut mbetet në pozitën e dytë me 27 pikë, një më pak se liderët e Leverkuzenit, që sonte shënuan fitore 4:0 ndaj Këllnit.

Fitore minimale 1:0 e Lajpcigut, që vazhdon garën me Bajernin e Munihut, që të dyja skuadrat nga 27 pikë, me po të njëjtin rezultat Augsburgu në transfertë mundi Arminia Bilefilldin, ndërkohë vazhdon seria negative e Shalke 04, që u mund në shtëpi nga Frajburgu me shifrat 2:0.

Leave a Reply