Liverpulli me ftyrë kampioni, mund Totenhamin dhe merr kryesimin në Premierligë (VIDEO)

Liverpulli ka shënuar fitore 2:1 në derbi ndeshjen e javës së 13-të në Premierligë kundër Totenhamit, duke iu rrëmbyer pozitën e parë “spërsave” të Hoze Murinjos, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Jurgen Klop në minutën e 26-të kaloi në epërsi falë realizimit të Mohamed Sallah, ndërsa nuk vonoi shumë dhe 7 minuta më pas jug-koreani Son Heung-Min, barazoi shifrat në 1:1.

Kur u mendua që kjo ndeshje po shkon drejt barazimit, ishte braziliani Roberto Firmino që realizoi në minutën e 90-të, për fitoren 2:1 të Liverpullit.

Pas kësaj fitore, Liverpulli rrëmben sërish pozitën e parë në renditje, me 28 pikë, tre më shumë se Totenhami, që tani zë vendin e dytë në Premierligë.

Leave a Reply