Njihuni me 10 futbollistët që kanë fituar më shumë “Topa të Artë”!

“Transfermarkt” ka publikuar një listë prej futbollistëve që kanë fituar më së shumti “Topa të Artë”, prej kohës që ka filluar të jepet ky çmim.

Lista përbëhet prej 10 futbollistëve, ndërsa i pari në këtë listë me 6 “Topa të Artë” ndodhet ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ndërsa pas tij renditet Kristiano Ronaldo.

Më poshtë mund të shihni listën me 10 futbollistët që kanë fituar më së shumti “Topa të Artë”:

Lionel Messi – 6 Topa të Artë
Kristiano Ronaldo – 5 Topa të Artë
Johan Krojf – 3 Topa të Artë
Mishel Platini – 3 Topa të Artë
Marko van Basten – 3 Topa të Artë
Franc Bekenbauer – 2 Topa të Artë
Alfredo Di Stefano – 2 Topa të Artë
Kevin Kigan – 2 Topa të Artë
Ronaldo Nazario – 2 Topa të Artë
Karl-Hajnc Rumenige – 2 Topa të Artë

Leave a Reply