Dy afrime dhe dy largime nga liderët e Superligës shqiptare, Vllaznisë!

Vllaznia e Shkodrës edicionin e ri në Superligën shqiptare e ka nisur në mënyrën më të mirë, teksa i gjithë qyteti po kënaqet me rezultatet që po i arrinë skuadra e tyre e zemrës. Shkodranët për momentin kryesojnë Superligën pas javës së 8-të me 19 pikë dhe sfida e radhës do të jetë ndaj Laçit ditën e shtunë në transfertë.

Ndërkohë drejtuesit e Vllaznisë nuk po mendojmë vetëm për skuadrën aktuale, por edhe për merkaton. Nga klubi shkodran do të largohen dy futbollistët e huaj, Eugen Sidorenko dhe Kristofer Madiangu, emra këto që u afruan me shumë bujë në merkaton e verës, por që ende nuk kanë zbritur fare në fushë për të zhvilluar ndonjë ndeshje zyrtare.

Kjo dyshe e futbollistëve nga Vllaznia pritet të largohen që në janar, mirëpo kjo nuk do të shkaktojë zbraztira anë rradhët e skuadrës shkodrane, kjo pasi drejtuesit e tyre kanë veçmë gati zëvendësuesit. Emra të rinj te Vllaznia pritet të jenë Elvir Maloku, një ish futbollistë i skuadrës kroate të Rijekës, i cili është bashkuar me shkodranët tashmë dy muaj, duke bindur drejtuesit për të firmosur që në janar.

Një tjetër emër që do luaj te Vllaznia, është edhe ai i mbrojtësit Abdurrahman Fangaj, i cili kishte firmosur që në verë, por shkaku i dëmtimit ishte lënë jashtë skuadrës.

Ish-lojtari i Laçit pritet që të rikthehet në fushë muajin e ardhshëm.

Leave a Reply