Khabib dhe Uajt takohen në janar, paralajmërohet rikthimi i kampionit!

Presidenti i UFC-së, Dana Uajt është shprehur optimist për një rikthim të mundshëm të kampionit të botës, Khabib Nurmagomedov.

Ylli i UFC-së, Khabib u pensionua në tetor, pasi shënoi fitore ndaj Xhastin Gexhe.

Para kësaj, Nurmagomedov kishte thënë se plani i tij dhe i babait të tij të ndjerë ishte që të pensionohej me 30 luftëra.

32-vjeçari është vetëm një fitore larg këtij synimi që kishte, andaj Uajt është shprehur se Khabib mund të rikthehet për ndeshjen e tij të fundit.

“Mendoj se babai i tij dëshironte që ai të arrinte rekordin 30:0, dhe ai dëshiron ta arrijë këtë pasi e di se babai i tij e dëshironte këtë. Por do të shohim. Ai dhe unë do të takohemi muajin e ardhshëm për të biseduar. Ai mund të mos dëshirojë të luftojë. Nuk e di përgjigjen e kësaj”, – ka thënë Uajt për “BT Sport”.

 

Leave a Reply