Trapanovski: Ja çfarë më shtyu të pranojë ofertën e FC Shkupit

FC Shkupi ka arritur marrëveshje me 21-vjeçarin e Akademia Pandev, Kristijan Trapanovski, i cili edhe pse i ri në moshë ka bërë edhe një karrierë ndërkombëtare duke luajtur në futbollin elitar në Çeki dhe Sllovaki. Për më tepër i njëjti tashmë disa vite me rradhë është pjesë e ekipeve zinxhir të përfaqësueses së vendit dhe me plotë të drejtë llogaritet si një ndër futbollistët më të talentuar në vend.

Në një prononcim ekskluziv për “infOSport.mk”, Trapanovski tregoi edhe arsyen pse pranoi ofertën e klubit nga Çairi.

“Vendimtare ishte oferta e tyre dhe ambiciet e tyre për kampion që i kanë për këtë vit. Falë drejtuesve të FC Shkupit me në krye Omer Bunjakun shumë shpejtë arritëm gjuhë të përbashkët, mendoj se do të jetë gjithçka super” – u shpreh enkas për portalin tonë Kristijan Trapanovski, i cili gjatë stinorit vjeshtorë me fanellën e Akademia Pandev zhvilloi 15 ndeshje, duke regjistruar 1 gol.

Leave a Reply