Babain musliman dhe nënën katolike! Por cilit religjion i takon Ibrahimoviç? Ja përgjigjja e  tij interesante

Zlatan Ibrahimoviç pa dyshim se është një ndër sulmuesit më të mirë që ka parë bota e futbollit ndonjëherë.

Ibra edhe pse 39 vjeçar vazhdon të luajë në nivele të larta, teksa po shkëlqen me Milanin në Serie A, duke bërë që tifozët “kuqezi” pas një kohe të gjatë të ëndërrojnë madje edhe titullin kampion.

Në intervistën e fundit ai është pyetur për fenë e tij pasi babain e ka musliman, derisa nënën katolike.

Pyetja e gazetarit: Djali i migrantëve jugosllavë, babai musliman i lindur në Bosnjë, nënën katolike nga Kroacia, fëmijëri e komplikuar, po feja juaj?

“Feja e respektit për të tjerët. Për të gjitha besimet, për të gjitha mendimet. Kështu u rrita dhe kështu mendoj tani,” u përgjigjë Ibra.

Leave a Reply