Fernandesh barazohet me Ronaldon (VIDEO)

Mesfushori i Mançester Junajtedit, Bruno Fernandesh sërish luajti një rol të rëndësishëm në barazimin 2:2 ndaj Leçesterit në transfertë, njofton “infOSport.mk”.

Portugezi shënoi gol dhe asistoi në golin e shënuar nga Rashford, edhe pse edhe kjo performancë e tij nuk mjaftoi për fitoren e “Djajve të Kuq”. Golin që realizoi sonte Fernandesh ishte i 10-ti këtë sezon, me ç’rast u bë vetëm portigezi i dytë që arrinë një gjë të tillë pas Kristiano Ronaldos, duke arritur të shënojë gola dyshifror brenda një sezoni.

Ronaldo kishte një fillim më të rëndë në “Olld Traford”, pasi vetëm në sezonin e tij të katërt filloi të jap më të mirën nga vetja, kur edhe shënoi 17 gola. Ai vazhdoi me paraqitjet e tij të fuqishme edhe në dy edicionet e ardhshme, që i mbylli me 31, gjegjësisht 18 gola, para se të transferohej te Reali i Madridit.

Fernandesh, Mançester Junajtedit iu bashkua sezonin e kaluar dhe menjëherë u shndërrua në një figurë shumë të rëndësishme për klubin, teksa sezonin e tij të parë në Premierligë e mbylli me 8 gola dhe me 11 gola në të gjitha turnetë, transmeton “infOSport.mk”.
Ai po vazhdon me paraqitjet e tij të mira edhe këtë edicion, duke qenë një motor i vërtetë në mesfushën e “Djajve të Kuq”, ndërsa përveç kësaj ai po jep një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në repartin ofenziv, ku për momentin udhëheq listën e golashënuesve te Junajtedi me 10 gola të shënuar në 14 ndeshje.

 

Leave a Reply