Formacioni më i mirë i vitit në Serie A, asnjë futbollistë i Interit!

Ka përfunduar sezoni vjeshtor në Seria A, derisa skuadrat zhvilluan ndeshje shumë të mira.

“SofaScore” ka publikuar formacionin e vitit 2020 duke u bazuar në paraqitjet e lojtarëve, që janë vlerësuar me nota bazuar në përformancat e tyret.

Nga 11-shja startuese, tre janë nga Juventusi, dy nga Milani dhe Atalanta dhe një lojtar nga klubet, si Lacio, Roma, Udinese dhe Kaljari.

Nota më e lartë i takoi superyllit portugez, Kristiano Ronaldo me 7.77, derisa pas tij sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç me 7.63.

Ndërkohë, kujtojmë se lideri momental në tabelë është Milani, ndjekur nga rivali lokal, Interi, nga e cila skuadër nuk figuron asnjë lojtar në këtë formacion.

Leave a Reply