Barcelona e mbyll me barazim vitin e tmershëm 2020 (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës ka zhgënjyer sërish tifozët e saj, duke mbyllur vitin e tmershëm me barazim 1:1 përballë Eibarit në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të, njofton “infOSport.mk”.

Katalunasit vazhdojnë me paraqitje jo bindëse, duke mbetur shumë larg skuadrave në krye të tabelës.

Martin Brajtuajt humbi penalti që në minutën e 8-të. Në minutën e 57-të një gabim i rëndë i Ronald Arahuo i dha mundësinë Kike Garsias që të kalojë në avantazh mysafirët, ndërsa 10 minuta më pas Usman Dembele arriti që të barazojë shifrat në 1:1. Deri në mbyllje të takimit Barcelona u kanos edhe disa herë, mirëpo pa mundur të shënojë edhe golin e dytë.

Vlen të theksohet se në fund të takimit braziliani Kutinjo pësoi një dëmtim.

Në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Sevilja në terren vendas mundi Viljarealin me rezultatin 2:0.

Leave a Reply