Vllaznia mbylli vitin 2020 në vendin e parë, por i largohet një nga sulmuesit!

Vllaznia ka pasur një ecuri fantastike në pjesën e parë të sezonit dhe planet për merkaton e janarit, mund të kenë ndryshuar rrënjësisht.

Nëse shumëkush në fillim mund ta mendonte skuadrën shkodrane, pretendente për mesin e artë, tanimë, puna po bëhet për objektiva edhe më madhorë. Edhe merkatoja e tillë pritet. Kësisoj, para se të nisin gjetjet dhe firmat e reja për përforcimet e nevojshme, te Vllaznia kanë nisur spastrimet.

Sulmuesi moldav, Eugeniu Sidorenko ka mbyllur bashkëpunimin me “kuqeblutë” disa ditë pa i përfunduar kontrata (31 dhjetor 2020).

Atij nuk iu ofrua rinovim nga klubi dhe kësisoj, ka mbyllur aventurën në Shkodër.

Kujtojmë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës janë edhe dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Demir Imeri dhe Mevlan Adili si dhe mbrojtësi i krahut të majtë, maqedonasi, Aleksandar Isaevski.

Leave a Reply