Peskara dhe Spartak Moska dëshirojnë “transferimin” e Messit

Lionel Messi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Barcelonën dhe tani i lind e drejta të diskutojë me çdo klub për t’u transferuar në verë me parametra zero.

Në rrjetet sociale kanë nisur shakatë, me një fans që etiketon klubin e Peskaras me fjalinë “do e bëjmë një tentativë”.

Klubi, ku luan edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, i përgjigjet fansit në Tëitter, duke shkruar: “Një moment, po kërkojmë numrin e telefonit”.

Edhe në Rusi nuk kanë qëndruar duarkryq, me Spartak Moskën që ka postuar një mesazh duke i shkruar yllit argjentinas dhe përgjigjen e tij jo.

“Dhimbje” është diçitura e klubit rus, që sigurisht e bën gjithçka në kuadrin e shakasë.

Leave a Reply