Tiranës iu bllokua merkato, Seferi stërvitet me një fanellë tjetër!

Kampionët e Tiranës, ditë më parë zyrtarizuan afrimin e sulmuesit kumanovar, Taulant Seferi, në formë huazimi nga rradhët e Skënderbeut. Mirëpo me shumë gjasa kjo lëvizje e “bardhebluve” nga kryeqendra shqiptare do të dështojë, kjo pasi FIFA bllokoi merkaton e kampionëve të Shqipërisë, duke prishur të gjitha planet e tyre rreth transferimeve të futbollistëve të rinj.

Tirana duhet të paguajë plot 280 mijë euro për çështjen ‘’Cise’’ në mënyrë që merkatoja e tyre të zhbllokohet.

Gjithsesi për momentin nuk ka asnjë lëvizje konkrete për të zgjidhur këtë ngërç. Ndërkohë Taulant Seferi në ‘’Instagram’’ ka postuar një foto, teksa shfaqet duke u stërvitur në ambientet e një palestre me fanellën e Jang Bojsit.

Pritet me mjaft interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e kumanovarit, teksa së fundmi në skenë ka dalë edhe Partizani, por duke mos përjashtuar këtu edhe Shkëndijën e Tetovës.

 

Leave a Reply